Loading…

Snapchat i kundërpërgjigjet Facebook’ut

  • 04/04/2017 | 11:58

Snapchat i kundërpërgjigjet Facebook’ut

Pasi që Facebook ka bërë disa ndryshime, Snapchat në anën tjetër nuk ka të ndalur me të rejat. Tani Snapchat tenton të diferencojë platformën e tij duke publikuar kërkimin në historitë ‘kolektive’.


Nuk mund të kërkohen “snap” private, por ato që anëtarët i shpërndajnë publikisht me komunitetin e Snapchat, dhe që do të përzgjidhen nga një skuadër kuruesish për një temë të caktuar. Bëhet fjalë për diçka që aktualisht është e disponueshme në disa qytete të SHBA-ve, të publikuar nga kompania e fantazmës së verdhë pas kuotimit në bursë.

Ky opsion u jep mundësi anëtarëve të kërkojnë “një milionë histori” në bazë të vendeve, eventeve, fjalëve kyçe. Për më tepër, shoqëria bën të ditur se krijon Stories të reja duke shfrytëzuar “machine learning”, një formë e inteligjencës artificiale.

Ky funksion kërkimi për Snapchat mund të jetë një mënyrë që përdoruesit ti rikthehen platformës për të parë video drejt për drejtë, sidomos në argumente specifike.

Një kundërlëvizje kjo, duke parë se Facebook po përdor në aplikacionet e tij, përfshi dhe Instagram dhe WhatsApp, elementë deri tani identifikues të Snapchat, që nga Stories tek postimet 24 orëshe.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë