Loading…

‘S’na tremb Putini’: Batalioni ‘babushka’ i grave të moshuara ukrainase betohet se do luftojë Rusinë

  • 15/02/2022 | 12:48

‘S’na tremb Putini’: Batalioni ‘babushka’ i grave të moshuara ukrainase betohet se do luftojë Rusinë

Një grup i grave të moshuara ukrainase janë paraqitur vullnetare në ndihmë të atdheut të tyre për të luftuar forcat ruse që po kërcënojnë Ukrainën. Me dashamirësi ato i quajnë batalioni ‘babushka’, transmeton Gazeta Metro.


Sipas një raporti të Al jazeera, Valentyna Konstatinovska – një grua 79 vjeç – është e gatshme t’i bashkohet e t’i udhëheqë ‘babushkat’ e tjera në mihjen llogoreve, afrimin e furnizimeve, prodhimin e rrjetave, kujdes mjekësor e ndërtim të kullave të rojës.

I ashtuquajtur ‘batalioni i babushkave’ poashtu kanë dalë vullnetarë kur shpërtheu lufta mes Ukrainës e Rusisë në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë.

“Babushka’ është term që rëndom përdoret në atë rajon për të përshkruar një grua të moshuar apo gjyshet.

“Unë e dua qytetin tim, nuk largohem dhe Putin nuk na trembë. Po është shumë frikësuese, por ne do të rezistojmë për Ukrainën tonë deri në fund” tha Konstantinovska gjatë mbledhjes së civilëve për t’i mësuar si të mbrojnë veten.

Presidenti ukrainas Zelensky kishte deklaruar dje se atyre iu ishte komunikuar se pritet sulm i Rusisë ndaj tyre me 16 shkurt. Ndërsa sot qeveria ruse kishte njoftuar se kishte nisur tërheqjen disa mijëra trupave nga Rostov dhe Krimea, duke u krenuar e tallur se paska dështuar ‘propaganda perëndimore’ luftënxitëse. Megjithëse mijëra trupa ruse mbeten në rajon të gatshme për sulm.

Përpjekjet diplomatike perëndimore diplomatike kanë vazhduar dje me vizitën e Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz në Kiev që kishte deklaruar se ka gatishmëri nga pala ruse për negocim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë