Loading…

Smjali: LDK me ‘Rruga e Re’ po ndryshon edhe ideologjinë e saj qeverisëse

  • 22/09/2023 | 23:18

Smjali: LDK me ‘Rruga e Re’ po ndryshon edhe ideologjinë e saj qeverisëse

Në emision EURO n’T7 me Menduh Abazin ku u diskutua plani 100 pikësh i LDK-së, profesor Remzi Smajli ka thënë se plani 100 pikësh i LDK-së është bërë për dy arsye.


Sipas tij, arsyeja e parë është për të ardhur në pushtet dhe e dyta për shkak zgjedhjeve të brendëshme të kësaj partie, meqë kryetari i LDK-së ka dashur të dalë me një ofertë konkrete edhe para antarësisë.

“Unë them për fillim se edhe kështu siç si plan 100 piksh është i mirëseardhur për shkak se opozita më në fund është zgjuar nga gjumi sepse pas dy vjetëve të qeverisjes Kurti kemi një reagim programor e politik dhe paraqet një ide krejtësisht tjetër nga qeverisja që po bëhet sot. Megjithatë nga që është prezantu shihet si një program komunal sepse nuk kemi të zbërthyer politika fiskale e as programe të punësimit dhe as plan për daljen nga inflacioni”, ka thënë profesor Smajli.

Përveç kësaj sipas profesor Smajlit me vetë emërtimin e këtij plani si “Rruga e re” po shihet se LDK po dëshiron të ndryshojë edhe ideologjinë e saj qeverisëse, sepse për herë të parë ka përmendur edhe projekte që deri më sot nuk i ka përmend asnjëherë, sikur që ai për rritje të buxhetit për ushtri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë