Loading…

Smajlaj rreth Dialogut në Bruksel: Një lloj komoditeti i pashpjegueshëm i institucioneve tona

  • 13/05/2022 | 18:11

Smajlaj rreth Dialogut në Bruksel: Një lloj komoditeti i pashpjegueshëm i institucioneve tona

Njohësi i çështjeve politike dhe të dialogut Avdi Smajlaj, është i mendimit se formati me të cilin sot zhvillohët dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel nuk ka më kurrfarë kuptimi, shkruan Gazeta Metro.


Avdi Smajlaj tha se kjo ndodhë për shkak të ndryshimit të rrethanave ndërkombëtare.

“Mendoj se ky format tani më nuk ka kuptim, për shkak të ndryshimit të rrethanave në nivel rajonal e global”, tha ai për Gazetën Metro.

Smajlaj më tutje tërheq vërejtjen se çfarëdo procesi negociator që nuk e forcon shtetësinë e Kosovës, është vetëm humbje kohe.

“Takimet për targa e çështje tjera që nuk i mundësojnë Kosovës avancimin e subjektivitetit të saj në marëdhëniet ndërkombëtare, janë humbje kohe, nga të cilat më së shumti humb Kosova”, tha ai.

Arritjen e një marrëveshje gjithë përfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Smajlaj e sheh duke e inkuadruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo mund të arrihët me një marrëveshje për njohje reciproke e mbeshtetur nga ShBA”, u shrpeh njohësi i çështjeve të dialogut.

Ai në fund thotë se stagnimi i tanishëm i shtetndërtimit është i pa shpjegueshëm prej institucioneve të Kosovës.

“Status quoja tani më ështe jo vetëm e paqëndrueshme, por edhe një lloj komoditeti i pashpjegueshëm i institucioneve tona”, u shpreh ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë