Njohësi i çështjeve politike, Avdi Smajlaj, kritikoi vendimin e qeverisë për të iu paguar policat e sigurimit veturave të mërgimtarëve, ai mendon se me ato para më mirë do të ishte që qeveria të u ndihmonte bujqëve, shkruan Gazeta Metro.
Smajlaj e sheh ndryshe vendimin e qeverisë e cila vazhdimisht ua paguan policat e sigurimit veturave të mërgimatëve, ai thotë se më mirë do të ishte që këto mjete të ndaheshin për sigurimin e mjeteve të punës për bujqit kosovarë.
“Më mirë do të ishte t’u paguhej sigurimi i traktorëve bujqëve, se sa sigurimi i makinave të mërgimtarëve”, shkroi ai.
Qeveria e udhëhqeur nga kryeministri Albin Kurti vazhdimisht ka ndarë miliona euro për të paguar policat e sigurimit për veturat e mërgimtarëve.
Njëjtën kohë bujqit kosovarë nuk kanë sigurime për mjetet e tyre të punës, dhe kjo problematikë asnjëherë nuk është ngritur nga asnjë qeveri.
Bujqit kosovarë po përballen me probleme të shumta, pasi që është rritë kostoja e investimeve në bujqësi.
Si rezultat i luftës në Ukrainë, nafta ka pësuar një rritje të madhe të çmimit, gjithashtu dhe plehërat kimike dhe repromaterialjet e tjera kanë pësuar ngritje të madhe të çmimit./gazetametro.net