Loading…

Sllovenia më shumë borxh publik se sa Kosova

  • 28/02/2017 | 14:06

Sllovenia më shumë borxh publik se sa Kosova

Bindshëm me borxh më të madh është Slovenia ndërsa në pozitën më të mirë në fushën e borxhit publik gjendet Kosova.


Mali i Zi gjendet në mes të vendeve evropiane të cilat përballen me rrezikun e rritjes se borxhit publik, ka theksuar Banka Botërore në parashikimet e reja ekonomike globale.

Borxhi publik i këtij vendi është 2.3 miliardë euro, gjegjësisht 58.84 për qind të bruto prodhimit vendor (GDP), transmeton Gazeta Metro.

Rrezik nga rritja e borxhit publik, siç thekson Banka Botërore kanë edhe Bjellorusia, Kroacia, Hungaria, Polonia, Ukraina dhe Shqipëria.

Gjendja e  borxhit publik në Bosnje e Hercegovinë por përkeqësohet. Vet borxhi u rrit në dhjetë vitet e kaluar, prandaj edhe në nivelet e etniteteve madje u ndërruan ligjet të cilat e përcaktonin pragun e epërm të marrjes së borxhit, në mënyrë që të mos merren kredi të reja. BH është në borxh për gjashtë miliardë euro, gjegjësisht 41.5 për qind të GDP-së, përcjell gazetametro.net.

Serbia ka 25.1 miliardë borxh, gjegjësisht madje 72.9 për qind të GDP-së.

Borxh më të vogël publik shënon Maqedonia me 3.4 miliardë gjegjësisht 38 për qind të GDP-s, ndërsa Kosova është në vendin më të mirë me 852 milionë euro, gjegjësisht vetëm 14.47 për qind të GDP.

Borxhi publik apo shtetëror është shuma të cilën shteti e ka huazuar në mënyrë që të financojë deficitet e veta.

Bëhet fjalë për instrumentin financiar i cili përfshinë elementet e të ardhurave publike dhe shpenzimeve publike, sepse në momentin e nënshkrimit të kontratës mbi kredinë – janë të hyra, ndërsa në momenti e arritjes – shpenzime shtetërore, theksojnë ekonomistët. /gazetametro.net

Ja se sa është borxhi publik për kokë banori në vendet e rajonit:

16.500,7 – Sllovenia

8.910,06 – Kroacia

3.585,9 – Serbia

3.582.5 – Mali i Zi

2.599,7 – Shqipëria

1.644,4 – Maqedonia

1.579,4 – Bosnja dhe Hercegovina

452,8 – Kosova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë