Loading…

Sllovakia shpartalloi rrjetin e spiunëve të Rusisë, arrestoi dhjetëra zyrtarë dhe dëboi tre ‘diplomatë’ rus

  • 16/03/2022 | 12:20

Sllovakia shpartalloi rrjetin e spiunëve të Rusisë, arrestoi dhjetëra zyrtarë dhe dëboi tre ‘diplomatë’ rus

Spiunët ishin janë shtetas sllovakë që janë shtetas sllovak që ishin kapur në vepër duke komunikuar me atasheun ushtarak rus. Dje ishte njoftuar nga autoritetet sllovake se kanë dëbuar tre diplomatë rus ndërsa sot u mësua se kanë arrestuar disa zyrtarë shtetëror për spiunazh, transmeton Gazeta Metro.


Shefi i policisë Stefan Hamran dhe prokurori special Daniel Lipsic sot kanë njoftuar në konferencë për media se dy prej të arrestuarve – kolonel Pavel Bucka, kreu i departamentit për mbrojtje dhe siguri të Akademisë Ushtarake në Liptovskom Mikulasu dhe Bohus Grabar, gazetar që ka propaganduar nëpër media të ndryshme me pseudonime të ndryshme, pro-ruse që pushteti sllovak i mbylli së fundi.

Ata të dy kanë pranuar fajësinë dhe iu janë gjetur prova për akuzat në kompjuterët e tyre.

Bucka ka punuar për rusët që nga 2013’ta duke i dhënë informacion kryesisht në lidhje me Sllovakinë dhe NATO’n dhe informacion tjera lidhur me forcat e armatosura.

Grabar ka punuar me rusët që nga 2021 pasi kishte arritur marrëveshje me agjentë të GRU’së famëkeqe ruse në Bratislavë. Ai ishte kapur duke kontaktuar me atasheun ushtarak rus në Bratislavë, Sergei Solomasov, i cili e kishte rekrutuar.

Ata të dy i kishte kapur kundërzbulimi i Ushtrisë Sllovake dhe atë që nga fillimi i punës së Grabar me rusët me 11 prill të 2021 në një park. I kishin lënë që të veprojnë për rreth një vit duke e dokumentuar veprimtarinë e tyre. Aksioni përfundimtar i arrestimit të tyre kishte ndodhur javën e kaluar që nga e premtja deri tek e hëna./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë