Loading…

Skywalker to the Dark Side: Aktori i njohur uroi vdekjen Trump, u pendua më pas

  • 08/05/2026 | 21:31

Skywalker to the Dark Side: Aktori i njohur uroi vdekjen Trump, u pendua më pas

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ashpër ndaj aktorit të njohur të serisë së filmave “Star Wars”, Mark Hamill, duke e cilësuar atë si “një person të sëmurë” pas një postimi të tij në rrjetet sociale që përfshinte një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të Presidentit amerikan Donald Trump.


Në postimin e publikuar në platformën Bluesky, Hamill kishte shpërndarë një imazh ku Trump shfaqej i shtrirë pranë një guri varri me mbishkrimin “Donald J. Trump 1946-2024” dhe shënimin “sikur”.

Aktori, i njohur për rolin e Luke Skywalker në sagën “Star Wars”, më pas e fshiu postimin dhe kërkoi falje, duke thënë se qëllimi i tij ishte simbolik dhe jo për të uruar vdekjen e presidentit.

Në një reagim të mëvonshëm, Shtëpia e Bardhë e kritikoi ashpër postimin, duke e cilësuar gjuhën e përdorur nga Hamill si të rrezikshme dhe nxitëse.

Sipas deklaratës, retorika e tillë, siç u shpreh institucioni, “është e papranueshme dhe mund të kontribuojë në tensione politike”.

Hamill, në një postim tjetër të fshirë më herët, kishte shprehur kritika të forta ndaj Trump, duke folur për përgjegjësi politike, zgjedhje dhe gjykime historike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë