Nëse nuk i njihni këto personazhe, nuk keni faj pasi këto skulptura nuk janë bërë edhe aq mirë.
Punimet ndodhen në një park prej 20 hektarësh të një spitali psikiatrik në Korenë e Jugut dhe janë pronë e Chung Guen-hee. Për 20 vite me radhë, ai i porosit skulpturat nga një shkollë artistike që ka në pronësi në Kinë.
Më pas, i merr për t’i vendosur në kopshtin e madh të spitalit psikiatrik që po ashtu e ka pronë të vetën.
“Në asnjë vend tjetër të botës nuk i gjen gjithë këto personazhe në të njëjtin vend. E nisa këtë gjë për të kënaqur pacientët dhe të afërmit e tyre, por pak nga pak parku nisi të tërhiqte fëmijë dhe turistë”, thotë koreani për “Wall Street Journal”.
Secila skulpturë ka një kosto prej 10 000 dollarësh dhe Chung Guen-hee thotë se zotëron 6000 të tilla./ gazetametro.net
Michael Jackson
Ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margareth Thatcher
Harry Potter
George Bush dhe Tony Blair
David Beckham
Osama bin Laden