Loading…

S’kishte vend në burg, lirohet shqiptari në Gjermani

  • 04/05/2017 | 14:30

S’kishte vend në burg, lirohet shqiptari në Gjermani

Mungesa e madhe e vendeve në burgun për dëbim në Kiel të Gjermanisë, ka bërë që një shqiptar, edhe pse i kërkuar me fletëarrest, të lejohej i lirë.


Në gjithë Gjermaninë nuk është arritur të gjendet vend për të, shkruan diewelt.de. Ministria e brendshme e landit Schleswig Holstein e ka konfirmuar këtë lajm që fillimisht ishte publikuar në “Kiele Nachrichten”.

Shqiptari 25 vjeçar, vendqëndrimi i mëparshëm i të cilit nuk dihej, qe arrestuar në fillim të prillit nga policia për shkak të shkaktimit të një plagosjeje të rrezikshme.

Arsye për “mizerjen” sa i përket hapësirës së burgjeve është mbyllja e papritur dhe e paparalajmëruar e një burgu për dëbim në Eisenhüttenstadt, shkruan gazeta.

Ndërkaq ministria flet për një rast të izoluar, transmeton albinfo.ch. Pasi që qeveria e kishte mbyllur në vitin 2014 një burg për dëbim në Rendsburg, azilkërkuesit me status të refuzuar vendoseshin në landin Brandenburg.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë