Loading…

Skenderaj proteston nesër kundër vendimit për Drenica I

  • 17/11/2016 | 18:54

Skenderaj proteston nesër kundër vendimit për Drenica I

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin për rastin “Drenica I” nesër në  Skenderaj do të zhvillohet një protestë për të kundërshtuar vendimin.

Shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, dhe këshillui i puntorëve të administratës komunale në Skenderaj bëjnë thirrje për protestë në ditën e nesërme.

Në këtë vendim janë dënuar kryetari i komunës Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe pesë ish-komandantë të UÇK-së që vijnë nga ky regjion, transmeton kosovapress.

“Protesta do të mbahet më datë 18 nëntor 2016 në Sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj nga ora 12:00. Ftohen të gjithë qytetarët e Skenderajt që t’i bashkohen kësaj proteste, në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj dhe me kërkesën për vendim të drejtë nga Gjykata Supreme”, thuhet në njoftimin e Shoqatave të luftës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë