Loading…

Skender Hyseni: Nuk jam hiq i kënaqur me udhëheqjen e LDK’së, Abdixhiku duhet ta kritikojë VV’në

  • 21/07/2021 | 23:35

Skender Hyseni: Nuk jam hiq i kënaqur me udhëheqjen e LDK’së, Abdixhiku duhet ta kritikojë VV’në

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skender Hyseni, ka thënë se nuk është i kënaqur me udhëheqjen e partisë, shkruan Gazeta Metro.


Skender Hyseni në T7, ka kritikuar udhëheqjen e LDK’së, për artikulimin politik.

“LDK është përtej grupit që udhëheqë sot. A jam i kënaqur me artikulimin politik që e bën sot udhëheqja e LDK’së sot, nuk jam i kënaqur hiq. Madje jam shumë kritik, njësoj si në situatat tjera jam përmbajt një kohë bukur gjatë. Brezi im kemi hyrë në politikë jo për të bërë karrierë, por për të rezistuar”, ka thënë Hyseni.

Tutje ai ka thënë se kritikat që po i bën Vetëvendosjes vet, do të duhej t’i bënte kryetari i LDK’së.

“Këto që po i them sonte unë (kritikat ndaj Vetëvendosjes), do të duhej t’i thoshte kryetar i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ose një nënkryetar”, ka thënë Hyseni.

Skender Hyseni ka qenë kritik duke thënë se LDK dhe Abdixhiku duhet të jetë opozitë e fortë e Qeverisë dhe të kundërshtojë ashpër Kurtin.

Ndiqeni videon nga minuta e 56. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë