Ish-ministri i punëve të jashtme, Skënder Hyseni, deklaroi se dialogu Prishtinë-Beograd ka degraduar dhe është kthyer në pikën zero. Ish diplomati kosovar shtoi se qeveria e Kosovës duhet që të përcaktohet e të vendosë se çfarë synimi ka nga dialogu në Bruksel, shkruan Gazeta Metro.
Hyseni tha se Kosova po humb kohë duke dialoguar për çështje të parëndsishme të premten në televezionin publik të Kosovës.
“Është humbje kohe që Kosova të bisedojë me Serbinë për tema të veçanta dhe ti zbatojë ato si të veçanta”, tha ai.
Sipas tij dialogu ndërmjet palëve ka degraduar në çështje pak relevante.
“Dialogu aktual ka pësuar degradim të skajshëm, nga çështjet politike në ato të parëndësishme teknike”, tha Hyseni.
Ai më tutje se Beogradi ka qëllim të zvarrisë dialogun, duke hapur tema të ndryshme çdo herë.
“Serbia dëshiron dialog për tema të veçanta me qëllim që të humb kohë dhe ta zvarrisë dialogun në pafundësi”, tha ish-ministri i jashtëm.
Ai më tutje ka një mesazh se si duhet të zhvillohët ky proces dialogues ndërmjet dy shteteve.
“Kosova duhet të insistoj në formulën, normalizimi pastaj zbatimi i çështjeve teknike”, tha ai për mediat kosovare.
Ai shprehet i habitur se si sot Kosova akuzohët se po zvarritë procesin dialogues e jo Serbia.
“Kosova sot akuzohet se po zvarritë dialogun dhe jo Serbia”, tha ai./gazetametro.net.