Skuadra e Everton tashmë edhe matematikisht nuk ka mundësi të rrëzohet nga Premier Leauge pas përmbysjes fantastike sonte kundër Crystal Palace me rezultat 3-2, transmeton Gazeta Metro.
Everton ka shënuar fitore spektakolare kundër Crystal Palace me rezultat 3-2, ku vetëm në pjesën e dytë riktheu rezultatin pasi që pjesa e parë kishte përfunduar 0-2.
Ishin golat e Michael Keane, Richarlison dhe Dominic Calvert-Lewin që i siguruan tre pikët në fund vendasve, ku pas kësaj tifozët ‘shpërthyen’ dhe hyn në fushë për të festuar këtë sukses me futbollistët.
Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard deri në këtë xhiro ishte një pretendente kryesore për të rënë nga elita e futbollit anglez, por pas kësaj fitore arrin në kuotën e 39 pikëve katër më shumë se Leeds United dhe Burnley që kanë nga 35 pikë.
I mean what do you even say? pic.twitter.com/WM56jrDiWS
— Adam Jones (@Adam_Jones94) May 19, 2022
Ndërsa sonte u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera në Premier League mes Aston Villa-Burnley dhe Chelsea-Leicester City, ku të dyja sfidat përfunduan me rezultat të barabartë 1-1./gazetametro.net
Everton come from two goals down to win 3-2 at Goodison Park to confirm their Premier League status for another season. #EVECRY
— don kang kaos®️ (@_doncorleone78) May 19, 2022