Loading…

Skena ku VV mban tubimin përmbyllës e PAN atë të fitores

  • 09/06/2017 | 13:17

Skena ku VV mban tubimin përmbyllës e PAN atë të fitores

Sot është dita e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit, dhe partitë politike tashmë kanë caktuar lokacionet ku do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse.


Lëvizja Vetëvendosje, ka zgjedhur sheshin Skenderbej, në ora 21:00 që të përmbyll fushatën, me një tubim ku shpreson që të mbledh edhe shumë njerëz që ai të duket edhe më madhështor.

Kjo parti duke përzgjedhur sheshin si lokacion dhe kohën, pas iftarit, ka vepruar strategjikisht, ngase në këtë kohë sheshet e Prishtinës janë të mbushura me njerëz që dalin për relaks, dhe kjo do t’u ndihmonte që tubimi të dukej sa më madhështor.

E veçanta e kësaj skene e vendosur në të njejtin vend, në sheshin Skenderbej, është edhe ajo, se atë do ta shfrytëzojë edhe koalicioni PDK-AAK-Nisma. Ky koalicion siç ka mësuar gazetametro.net, e ka rezervuar këtë skenë për datën 11 qershor në mbrëmje. PAN duket se janë të bindur në fitore, dhe e kanë rezervuar sheshin e Prishtinës, që pas mbylljes së vendvotimeve, dhe daljes së rezultateve, të dalin të festojnë fitoren.

Në anën tjetër, ky koalicion, tubimin përmbyllës elektoral e mban sot në ora 15:00 në sallën e sporteve 1 Tetori në Prishtinë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë