Loading…

Skena e përdhunimit në filmin “Last Tango in Paris” ishte e vërtetë (Video)

  • 05/12/2016 | 10:30

Skena e përdhunimit në filmin “Last Tango in Paris” ishte e vërtetë (Video)

Regjisori i filmit “Last Tango” i ka shokuar të gjithë, kur ka pranuar se skena famëkeqe e përdhunimit në mes të Marlon Brando dhe Maria Schneider, e regjistruar sipas udhëzimeve të tij, ishte e vërtetë, sepse ai donte që skena të dukej sa më reale dhe aktorja të ndihej e poshtëruar.

Bernardo Bertolucci, ka thënë në një intervistë në vitin 2013 se ai nuk i ka treguar aktores Scheinder se çfarë do të ndodhte me të sepse donte që ajo të reagojë “si një vajzë e jo si një aktore”. Klipi është rishfaqur të shtunën, duke shfaqur zemërim në lidhje me trajtimin e Scheinder, e cila ishte 19 vjeç kur ky film u xhirua.

Në vitin 2007, katër vjet para se të vdiste, aktorja kishte thënë për Daily Mail se ajo ishte ndjerë “pak e përdhunuar” pasi xhiroi skenën me Brando, i cili në atë kohë ishte 48 vjeç.

“Duhej ta thërrisja avokatin tim, sepse nuk mund ta detyrosh dikë të bëjë diçka që nuk është në skenar, por në atë kohë unë nuk e dija këtë”, ka thënë Schneider.

Ndërkaq, Bertolucci ka thënë se ndjehej fajtor, por nuk pendohej për skenën që e xhiroi. Madje është shprehur se aktorja gjatë asaj skene ka qajtur me të vërtetë.

Aktorë të ndryshëm janë shprehur të tronditur nga e gjithë kjo, ku shumica prej tyre kanë shprehur zemërimin e tyre në rrjetin social Twitter duke thënë se kjo është e neveritshme dhe se ata duhej të shkonin në burg./gazetametro.net

3b020baf00000578-3997724-image-m-96_1480801591920

Last Tango in Paris.jpg last tango in paris film no fee free picture publicity august 2007

xncxknckz

akfjka4

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë