Loading…

Skema 3D: Si u ekzekutua shqiptari Pata (Video)

  • 22/11/2016 | 20:58

Skema 3D: Si u ekzekutua shqiptari Pata (Video)

Grupi qe po heton vrasjen e Nelgert Patës ka mundur të rindërtojë dinamikën e ngjarjes, në bazë të prova dhe dëshmive të personave që e panë ekzekutimin pasditen e së dielës.

Thelbësore ka qenë dëshmia e Ari Alinanit, personit që ishte në drejtimin e makinës “Volksvagen”, ku gjendej Pata.

Dy atentatorët, me një autoveturë tip “Benz” me portobagazh, që rezulton e vjedhur, i kane zënë rrugën makinës që sapo kishte dalë nga një hotel, që gjendej 100 metër larg, siç paraqitet në këtë skemë grafike të ndërtuar mbi të dhënat hetimore.

Kanë dalë nga makina dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, njeri nga përballe dhe tjetri i spostuar paksa në krah të vendit të pasagjerit të makinës “Volksvagen”, ku ishte ulur Nelgert Pata.

Gjithçka është zhvilluar në pak sekonda dhe atentatorët janë larguar me shpejtësi me makinën e tyre, te cilën e dogjën me benzine ne Zhupan te Fierit, pak kilometra larg vendit te krimit.

Ari Alinani që drejtonte makinën mbeti i plagosur. Ai ka rrëfyer se atentatorët ishin të mbuluar me maska dhe nuk ka mundur t’i shohë. Por dëshmia e tij mësohet se bie në kundërshtim me atë të disa dëshmitarëve të tjerë okularë dhe me pamjet filmike të sekuestruara nga policia.

Për këtë arsye prokurorët kanë vendosur ta arrestojnë me akuzën e kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

Burimet e policisë së Fierit, thanë se 38-vjeçari, i njohur edhe me emrin Ilirjan Alinani, nuk ka treguar të dhëna të sakta as mbi lidhjet me Patën, duke thënë se s’kishte lidhje tjetër me të, përveç se bënte shoferin. / TV KLAN

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë