Loading…

Skandaloze: Vulin falënderon Rusinë që e ndihmoi kriminelin Mladic në burg

  • 07/09/2026 | 12:28

Skandaloze: Vulin falënderon Rusinë që e ndihmoi kriminelin Mladic në burg

Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka ngritur lartë figururën e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq. Sipas Vulinit, Mladiq është “hero serb”, por edhe “hero i të gjithë njerëzve të lirë”.


Në një intervistë për Sputnik, Vulin ka bërë edhe një deklaratë që dëshmon sërish afërsinë e tij me Rusinë, duke e falënderuar publikisht shtetin rus për mbështetjen që, sipas tij, i ka dhënë Mlladiqit gjatë kohës që ai vuante dënimin në Hagë.

“Jam mirënjohës ndaj shtetit rus sepse aktivisht ka ndihmuar që pozita e gjeneralit Mlladiq në burgun e Hagës të përmirësohej. Më vjen keq që të gjithë së bashku nuk arritëm ta çlironim dhe më vjen keq që nuk arritëm të luftonim që ai të kishte të drejtën të vdiste së paku me ata që i donte”, ka deklaruar Vulin.

Ai ka sulmuar edhe Tribunalin e Hagës, duke pretenduar se ky institucion “nuk shërben për të gjetur drejtësi”, por për “hakmarrje ndaj serbëve”.

“Bashkimi Evropian ushtron presion të madh që serbët ta harrojnë gjeneralin Mlladiq. Këtë nuk mund t’ia bëni popullit serb. Populli serb ka zgjedhur të jetë me gjeneralin Mlladiq, populli serb ka zgjedhur të jetë i lirë”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë