Përderisa në Kosovë po votohej për legjislaturën e re, televizioni publik kroat, HRT, ka bërë një gabim që nuk do i pëlqej qytetarëve të Republikës së Kosovës, ata kanë ilustruar lajmin për zgjedhjet në Kosovë me flamurin e Serbisë, transmeton Gazeta Metro.
Përderisa moderatorja po e lexonte lajmin: “Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, për herë të pestë në 12 vitet e fundit”, në prapaskenë në ekran shfaqej flamuri i Serbisë.
Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, e cila përfaqëson komunitetin shqiptar dhe 4 komunitete të tjera në Parlamentin kroat.
Këtë veprim të televizioni publik kroat ‘HRT’, Ermina Lekaj-Përlaskaj e ka quajtur ‘skandaloz’.
Gjatë ditës së sotme, ajo ka njoftuar se bashkë me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapollin, kanë vizituar zyrat qendrore të Radio Televizionit Publik, HRT, dhe ka takuar drejtorin e përgjithshëm Kazmir Bacic, si dhe redaktorët përgjegjës të këtij televizioni.
Lekaj-Përlaskaj ka thënë se nga drejtuesit e HRT’së kanë kërkuar të kërkojnë falje publike për gabimin e bërë dhe se ata kanë premtuar një gjë të tillë./gazetametro.net
Ky është postimi i plotë i deputetes shqiptare Ermina Lekaj Përlaskaj.