Loading…

Skandaloze: Në Bibliotekën Kombëtare promovohet diktatori i Koresë së Veriut

  • 05/11/2019 | 19:13

Skandaloze: Në Bibliotekën Kombëtare promovohet diktatori i Koresë së Veriut

Në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’ në Prishtinë janë promovuar fotografi dhe parulla të ish-udhëheqësit të përjetshëm të Koresë së Veriut, Kim Jong’il, shkruan Gazeta Metro.


Si brenda ashtu dhe jashtë saj janë vendosur fotografi të ndryshme, me citate nga të këtij ish-diktatori të Koresë së Veriu, Kim Jong-il.

Krejt këto realitete të Koresë Veriore janë pjesë e instalacionit fotografik ‘Gardianët e parajsës, zemrat dhe mendjet në Korenë e Veriut’ të regjisorit norvegjez, Morten Traavik, që u hap të enjten në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Kjo përvojë e pazakontë ishte vetëm njëri nga projektet artistike të kompanisë kinematografike norvegjeze ‘Travik.info’.

Portretet e Kim Jong-un dhe Kim Il-Sung qëndrojnë në një radhë me portretet e Jeronim de Radës dhe Naim Frashërit në bibliotekën kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Gra me uniforma ushtarake, parada me uniformitet të pabesueshëm lëvizjesh të njësuara, fëmijë me shalle të kuqe e ngjyra jete nga shteti më i izoluar në botë.

Gjatë kohës sa ishte në krye të vendit ai nuk kishte pasur liri të shtypit ose fesë, duke mos  lejuar kundërshtimin politik ose arsim të barabartë, ku pothuajse çdo aspekt i jetës politike, sociale dhe ekonomike kontrollohej nga  ish-diktatori Kim Jong-il./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë