Ministri i Qeverisë Kurti, Elbert Krasniqi ka mbajtur takim me asamblistë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, e që konsiderohet skandal pasi që si minster ai përfaqëson institucionin e shtetit të Kosovës dhe jo ndonjë parti politike, shkruan Gazeta Metro.
Elbert Krasniqi i cili është emëruar ministër i Pushtetit Lokal, në Qeverinë Kurti, ka mbajtur aktivitete në kuadër të ‘Javës së Lëvizjes Vetëvendosjes’.
Krasniqi ka shkruar se ka zhvilluar bashkëbisedim me asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Duke u shprehur se sivjet nuk do të ketë vetëm javë po edhe vit të Vetëvendosjes.
Ndërsa duhet theksuar se për një zyrtar të lartë publik që përfaqëson institucionet e shtetit, është e papranueshme që të përkrahë një parti politike.
Duhet theksuar se në vjeshtë do të mbahen zgjedhjet lokale, ndërsa Qeveria dhe ministrat duhet të kenë kujdes me qëndrimet e tyre përderisa ushtrojnë këtë funksion, ku përfaqësohet shteti i Kosovës.
Postimi i plotë i ministrit:Â
Në kuadër të Javës së Lëvizjes, sot së bashku me Këshilltarin Politik z. Fidan Kalaja, zhvillova një bashkëbisedim me asamblistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Fillimisht ju urova përvjetorin e themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ku theksova se sivjet nuk do të ketë vetëm javë mirëpo edhe vit të VETËVENDOSJES!. Më tutje prezantova objektivat dhe reformat që kanë për synim reformimin e pushtetit lokal dhe rikonfirmova mbështetjen time për çdo çështje që vjen nga asamblistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ne jemi para një periudhe ku përfaqësuesit e pushtetit lokal të Lëvizjes duhet të jenë të unifikuar dhe të fokusuar në hartimin e planeve për zgjedhje komunale që adresojnë problemet e qytetarëve të Republikës sonë.
Asamblistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! më uruan mua së bashku me kabinetin për detyrën dhe ofruan bashkëpunimin e tyre për arritjen e objektivave dhe synimeve të përbashkëta../gazetametro.net