Loading…

Skandaloze: Futbollisti serb i Zalgiris shpërndan postimin ku shkruhet se ai do luajë në të ‘ashtuquajturën Kosovë’

  • 05/07/2022 | 14:35

Skandaloze: Futbollisti serb i Zalgiris shpërndan postimin ku shkruhet se ai do luajë në të ‘ashtuquajturën Kosovë’

Futbollisti serb, Ivan Tatomiroviq që është pjesë e skuadrës së Zalgiris, kundërshtarit të Ballkanit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve ka shpërndarë një postim ku shkruhet se ai do të luajë në “të ashtuquajturën Kosovë”.


Ballkani dhe Zalgiris ndeshen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00, raporton Demokracia.com.

“Sport.srbija1” ka publikuar në Instagram pamjet e stërvitjes së Tatomiroviqit me Zalgiris në stadiumin “Fadil Vokrri” teksa kanë shkruar se ai do të luajë kundër Ballkanit në të “ashtuquajturën Kosovë”, duke shkaktuar një skandal të madh.

“Mbrojtësi ynë Ivan Tatomiroviq do të luajë me lituanezët e Zalgiris në ndeshjen kundër Ballkanit, në të ashtuquajturën Kosovë”, thuhet në postimin skandaloz të profilit në fjalë, raporton Demokracia.com.

Ivan Tatomiroviq këtë postim e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë