Loading…

Skandaloze: 6 turqit u mbajtën në ambasadën turke e cila kishte rol kyç në rrëmbim

  • 01/04/2018 | 14:27

Skandaloze: 6 turqit u mbajtën në ambasadën turke e cila kishte rol kyç në rrëmbim

Rrëmbimi i 6 shtetasve turq, për të cilët thuhet se kanë qenë pjesë e lëvizjes gyleniste në Kosovë, e vërteton rolin kryesor të ambasadave turke jashtë vendit në operacionet e inteligjencës dhe rrëmbimin ilegal të disidentëve të cilën kanë një qëndrim kritik kundër regjimit turk të vendosur nga autokratik Recep Taip Erdogan, shkruan stockholmcf.com


Sipas burimeve në Kosovë, Ambasada e Turqisë në Prishtinë ka luajtur rolin kyç në planifikimin dhe kryerjen e operacionit për rrëmbimin e tyre nga ana e Agjencionit të Inteligjencës, shkruan stockholmcf.org, transmeton gazetametro.net

Megjithatë në deklaratat e bëra nga zyrtarët e Kosovës, mësuesit më së shumti mbaheshin në kancelarinë diplomatike turke apo rezidencën e ambasadores turk, Kivilcim Kiliç.

Misionet diplomatike janë paprekshme dhe zyrtarët e sigurisë nuk mund të hyjnë pa lejen e Shefit të Misionit.

Por, fotografitë e mësuesve të postuara nga Adadolu Agensi (AA), u shkrepën në një dhomë ku në prapavija kishin flamujt e Turqisë, dhe tregojnë momentin  kru mësuesit ishin gati për tu dërguar në Turqi. Sidoqoftë mediet e Erdoganit nuk u ndalën në asnjë moment, duke u krenuar me punët e paligjshme të Agjensisë Turke të Inteligjencës (MIT) kundër të dyshuarve për lëvizjen gyleniste.

Gazeta e përditshme turke “Cumhuriyet” raportoi se fotografitë u morën në ambientin e ambasadës turke në Prishtinë nga Anadoglu Agensi pa arrestimit të tyre. Fotografitë duken se janë shkrepur nga një aparat profesionist, ndërsa ambienti i dhomës është rregulluar në atë mënyrë për të dhënë përshtypjen e një stacioni policorë. Ndërsa fotoreporteri Erkin Keci, i cili i ka fotografuar këtë, duket të jetë i përfshirë në këtë ngjarje dhe e dinte vendndodhjen e mësuesve.

Zyrtarët theksojnë se flamujt e vendosura në këtë dhomë kryesisht përdoren në misione zyrtare turke dhe jo në stacionet e policisë në Turqi. Për të e shpjeguar më saktësisht këtë, është marr një fotografi e ambasadores në faqen zyrtare të Ambasadës Turke.

Madje besohet se fotografitë e mësuesve të rrëmbyer janë shkrepur në të njejtën dhomë me atë të ambasadores Kiliç.

Dyshemeja, ngjyra e mureve, lloji i flamujve, mbajtëset e flamujve duket saktësisht të njëjta. Por ajo që tregon shumçka është gozhda në mur, e cila shërben për të varur pikturën e Mustafa Kemal Ataturk, e cila duket se ishte hequr kur u fotografuan mësuesit.

Burimet kamë pohuar gjithashtu se operacioni i paligjshëm në Kosovë është kryer nga Nurettin Canay Kavuncu, shefi i Byrosë së MIT. Ai punon si Sekretar i Parë në Ambasadën Turke në Kosovë, si një agjent i fshehtë, së bashku me bashkëpunëtorin e tij të Inteligjencës Atakan Ertas.

Nurettin Canay Kavuncu (djathtë)

Sipas raportimeve të gazetarit pro- qeveritar Cem Kucuk, MIT ka krijuar njësi të operacioneve të cilat kanë detyrë rrëmbimet dhe vrasjet.

Është pohuar gjithashtu se logjistika e një operacioni të tillë të paligjshëm dhe përdorimi i mjediseve të misionit diplomatik nuk do të ishte e mundur pa lehtësimin e drejtpërdrejtë dhe lejen e Kıvılcım Kılıç, ambasadores turke në Prishtinë, në kundërshtim me mandatin e një misioni të huaj diplomatik sipas ligjeve ndërkombëtare.

Turqia ka pezulluar ose shkarkuar më shumë se 150,000 gjyqtarë, mësues, policë dhe shërbyes të tjerë civilë që nga korriku 2016. Ministri i brendshëm i Turqisë njoftoi më 12 dhjetor 2017 se 55,665 njerëz janë arrestuar. Më 13 dhjetor, Ministria e Drejtësisë njoftoi se 169,013 njerëz kanë qenë subjekt i procedurave ligjore mbi akuzat për grusht shteti pas grushtit të dështuar. Gjithsej 48.305 njerëz u arrestuan nga gjykatat anembanë Turqisë në vitin 2017 pët  lidhjet e dyshuara me lëvizjen Gylen, tha Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu më 2 dhjetor 2017./gaztametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë