Loading…

Skandali shqiptar: Titulli diplomatik i OKB për 7 mijë euro

  • 17/02/2017 | 10:58

Skandali shqiptar: Titulli diplomatik i OKB për 7 mijë euro

Emisioni investigativ italian “Strisca la notizia” i transmetuar në mbrëmjen e datës 16 shkurt, ka zbuluar me anë të gazetarëve të saj e telekamerave të fshehta skandalin në Shqipëri,”Titull diplomatik i OKB në shkëmbim të 7 mijë euro”.


Protagonist i këtij skandali, siç transmeton oranews, është organizata me seli në Shqipëri “Misioni diplomatik Paqe e mirëqënie” e kryetari saj me titullin governator z. Shefki Hysa.

Sipas sinjalizimeve kjo organizatë lëshonte tituj “Diplomat i OKB”, “Konsull Nderi i OKB” e “Misionar i Paqes i OKB” në shkëmbim të 7 mijë euro duke i pajisur me një kartë diplomatike “fallso” të OKB e një targë makine diplomatike “fallso” nën premtimet e lehtësirave administrative në kufij doganorë e policorë.

Me tituj të tillë kjo organizatë shqiptare kishte pajisur deputetë italianë, e kryetarë bashkie nga rajoni i Sicilisë.

Pas verifikimeve të gazetarëve të “Strisca la Notizia” pranë Ministrisë së Jashtme italiane, është vërtetuar se tituj të tillë nuk janë lëshuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Logoja e shoqatës shqiptare “Paqe e mirëqenie” është mjaft e ngjashme me atë të OKB e z. Shefki Hysa në profilin e tij në Wikipedia në gjuhën shqipe identifikohet me profesionin shkrimtar, drejtues i shtëpisë botuese “Bilal Xhaferri”, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, nëpunës në administratën e Parlamentit shqiptar, si dhe drejtues i organizatës “Misioni diplomatik Paqe e mirëqenie”.

Në historikun e kësja organizate lexohet se “Diplomatic Mission Peace and Prosperity”, është një organizatë ndërkombëtare e pavarur e themeluar nga një grup diplomatësh të huaj, gazetarësh, shkrimtarësh, artistësh dhe intelektualësh të shquar shqiptarë e të huaj me synimin e krijimit në vendet perëndimore të lobeve të fuqishme në mbështetje të çështjeve shqiptare.

Ideusi i kësaj organizate ka qenë diplomati amerikan Richard Holbrook. Video këtu

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë