Loading…

Skandali me mishin vazhdon: Tani në tregun e zi shitet kocka për qenë

  • 08/04/2019 | 22:17

Skandali me mishin vazhdon: Tani në tregun e zi shitet kocka për qenë

Skandalit me mish tani ka filluar t’i bëjë konkurrencë skandali me eshtra për qenë, transmeton Gazeta Metro.


Një person ka filluar të shpërndajë fotografi të eshtrave të pulës, duke u ofruar njerëzve që t’i blejnë kockat e pulave për t’i ushqyer qentë e tyre.

Ai po ju bënë reklamë eshtrave përmes shpërndarjës së fotografive në rrjetit social Facebook, në të cilat po njofton se eshtrat janë të ‘freskta’ dhe të gatshme për të ju dhënë qenve.

“Shiten ashtat për qenë, janë të freskët çdo ditë”, ka shkruar në postimin e tij.

Fotografitë e mëpshtme i ka dërguar një lexues i Gazetës Metro.

Mediet vazhdimisht kanë shkruar për skandale me mish të prishur, i cili është servuar edhe në sofrat e qytetarëve.

Muaj më parë një qytetar kishte informuar se në një fermë ishte marrë një kafshë e ngordhur bëri që Policia të intervenojë menjëherë.

Aksioni rezultoi me zbulimin e një kasaphane nën kushte të tmerrshme higjienike me sasi të mëdha të mishit të prishur, i cili po bëhej gati të nxirrej në treg dhe t`u servohej qytetarëve për konsum.

Brenda atij objekti u gjeten 1089.40 kg mish i prishur dhe një sasi e konsiderueshme e produkteve të mishit të ngrira, tymosura në kushte aspak të mira higjienike.

Nën dyshimet për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, dje policia arrestoi tre persona të cilëve ju është gjetur mishi i prishur i gatshëm të shitej për konsum.

Prokuroria ndaj njërit prej tre personave të arrestuar kërkoi edhe masën e paraburgimit.

Fjala është për të dyshuarin S.Sh., i cili pritet të dalë sot para Gjykatës në Pejë për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

Mishi i prishur i cili u kap dje pas konstatimit nga Inspektorati  i veterinës është asgjësuar.

Pamje të vendit ku u gjeten produktet e mishit i cili ishte i rrezikshëm për shëndetin e popullatës. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë