Loading…

Skandali me mish për prishur në Belgjikë: 200 mijë kg hyjnë në Kosovë

  • 12/03/2018 | 15:35

Skandali me mish për prishur në Belgjikë: 200 mijë kg hyjnë në Kosovë

Në Belgjikë ka shpërthyer javën e kaluar një skandal në lidhje me cilësinë e mishit që e konsumojnë qytetarët, pas zbulimit se firma “VEVIBA”, një nga furnizuesit më të rëndësishëm, ka funksionuar në kushte të papranueshme sanitare, dhe ka manipuluar me përmbajtjen e mishit. Këtë mish dyshohet se e kanë konsumuar edhe qytetarët e Kosovës.


Brenda një viti nga Belgjika në Kosovë hynë jo më pak se 200 mijë kilogram mish. Kurse, brenda vitit në Kosovë hynë mbi 40 milionë kilogram mish të ndryshëm.

Një skandal ushqimor ka shpërthyer në Belgjikë pasi Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor (FASFC)  ka konstatuar se një pjesë e mishit të prodhuar nga kompania “Veviba”  ka qenë e prishur.

Ky skandal ka prekur edhe shumë vende të Evropës që dyshohet se kanë konsumuar këso lloj mishi.

E pa prekur nuk ka mbetur edhe Kosova. Madje, kosovarët dyshohet se kanë konsumuar goxha mish të tillë, të ardhur nga Belgjika.

Sipas Doganës së Kosovës në vendin tonë për çdo vit nga Belgjika hynë jo më pak se 200 mijë kilogram të mishit të ndryshëm.  Kjo shifër parqet 5 për qind të krejt sasisë që importohet mish në Kosovë brenda një viti.

“Importi nga Belgjika është i ulet në raport me sasinë vjetore  te importit te mishti ne përgjithësi. Nga Belgjika mesatarisht kemi rreth 200.000 mijë kg brenda vitit e cila paraqet rreth 0.5% e tëre importit të mishit pasi që në Kosovë brenda një vitit importohen mbi 40 milionë kg e te gjitha llojeve se bashku , sipas statistikave tona me se shumti brenda një viti Kosova importon mishin e shpezëve (pule)”, ka treguar për Gazetën Express, Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës.

Ai ka treguar se origjina e mishit  të cilat importohen me se shumti në Kosovë janë kryesisht nga SHBA, Brazili, Argjentina dhe Holanda.

Stavileci ka bërë me dije se  Dogana e Kosovës  kontrollon produktet e mishit ne kuadër te tarifimit dhe vlerësimit te sakte, kurse, sipas tij për cilësinë e importeve te ushqimit (edhe mishit) përgjegjës është AUV (Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës Kosovës).

“..para se te fillojë zhdoganimi ë mallrave ushqimore duhet të inspektohen dhe  paraqitet certifikate për secilin import të produkteve ushqimore, certifikatë qe lëshohet nga  AUV”, ka thënë ai.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë