Loading…

Skandali me librat e historisë: “Gratë shqiptare analfabete, konsiderohen si bagëtia e tyre”

  • 04/10/2020 | 13:48

Skandali me librat e historisë: “Gratë shqiptare analfabete, konsiderohen si bagëtia e tyre”

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi, ka shkruar serish sa i përket teksteve “skandaloze” alternative të historisë të publikuar nga CDRSEE e Selanikut, ku ndër të tjera thuhet se gratë shqiptare janë të pa arsimuara dhe  konsiderohen si bagëtia e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Njeri nga kontribuuesit e Kosovës në këtë projektit “Projekti i Historisë së Përbashkët” është akademiku dhe historiani, Frashër Demaj, i cili në një paraqitje televizive kishte pohuar se Kosova në këtë projekt është përfaqësuar me dinjitet.

Por Gashi ka publikuar pjesë nga ky projekt, një pjesë nga këto tekstet, ku gratë shqiptare paraqiten si të paarsimuara dhe që konsiderohen si si bagëtia e tyre.

“Ja me sa dinjitet është përfaqësuar Kosova: «Gratë shqiptare janë të paarsimuara, nuk flasin asnjë gjuhë tjetër dhe konsiderohen si bagëtia e tyre».

Ndërsa gratë serbe nuk janë paraqitur aspak të poshtëruara, por me dinjitet.

“Gruaja sërbe ua kalon të gjitha grave më të shquara të të gjitha kombeve në botë”, thuhet në këto tekste.

Gjithashtu në versionin anglisht të librit “Luftërat, Ndarjet, Integrimi” (1990-2008), kapitulli II-27”, Masakra e Reçakut përshkruhet si “Rasti i Reçakut” në Kosovë, por emërtimi në fshatin ku është kryer gjenocid nga Serbia është shkruar siç shkruhet në gjuhën serbe “Račak” e jo Reçak ose në anglisht Recak.

Masakra në të cilën u vranë fëmijë, pleq e gra është prezantuar në tri versione. I pari është nga ekipi i forenzikës së BE’së, i dyti i gazetës serbe “Vreme” e tek në fund versioni i gazetës “Koha Ditore”.

Në përshkrimin e ngjarjes thuhet se policia serbe dhe UÇK u përleshën në fshatin Reçak më 15 janar 1999. “Deri më sot opinionet rreth incidentit janë komplet të kundërta. Sipas Human Rights Watch, OSBE’së dhe Tribunalit për Krime Luftë të Ish-Jugosllavisë, ajo çfarë ka ndodhur në Reçak ishte një masakër e civilëve shqiptarë nga forcat e sigurisë së Serbisë. Kurse autoritetet e Ish-Republikës së Jugosllavisë pretendojnë që ata që janë vrarë kanë qenë pjesët

Shkrimi i plotë i Gashit:

Përfaqësuesi i Kosovës në projektin për hartimin e teksteve mësimore alternative, të publikuara nga CDRSEE e Selanikut, me mbështetje financiare edhe nga BE-ja, kishte deklaruar këto ditë se Kosova në këtë projekt është përfaqësuar me dinjitet.
Ja me sa dinjitet është përfaqësuar Kosova:
«Gratë shqiptare janë të paarsimuara, nuk flasin asnjë gjuhë tjetër dhe konsiderohen si bagëtia e tyre».
Në anën tjetër, gratë sërbe nuk janë poshtëruar në këtë projekt:
«Gruaja sërbe ua kalon të gjitha grave më të shquara të të gjitha kombeve në botë»./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë