Loading…

Skandali i mishit: Përplasen Krasniqi e Haxhiu

  • 18/04/2018 | 17:41

Skandali i mishit: Përplasen Krasniqi e Haxhiu

Deputetët e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Memli Krasniqi dhe Albulena Haxhiu janë përplasur rreth kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Valdet Gjinovci.


Deputetja Haxhiu ka kërkuar shkarkimin e Gjinovcit, pasi që tetë vite është në krye të kësaj agjencie edhe pas shumë skandaleve. Sipas saj, nuk do të duhej të amnistohej kjo agjenci.

Haxhiu: Duhet të shkarkohet kryeshefi i AUVK-së

“Ne këtu flasim kot nëse në fund nuk vendosim për ta shkarkuar Valdet Gjinovcin, i cili që tetë vite është në krye të AUVK-së. Këtu është e papranueshme qasja për ta amnistuar atë person, sepse prokuroria do duhej të niste menjëherë hetimet në raport me shefin e AUVK-së, inspektoratin e tregut dhe doganave. Pra ne duhet t’i kërkojmë Haradinajt që ta shkarkojë atë”, tha Haxhiu.

Reagoi deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se është e habitshme si deputetja Haxhiu është deputete dy mandate e nuk merr vesh asgjë nga ligjet.

Krasniqi: Tendenca për shkarkimin e Gjinovcit është politike

“Me një kompromis, që mendoj që ka qenë i gabueshëm, është vendosur nën zyrën e kryeministrit dhe për fat të keq Ministria e Bujqësisë as në mandatin tim as tash nuk ka pasur kompetenca ndaj AUVK-së dhe e vetmja formë e bashkëpunimit ka qenë e vullnetit. E përmende çështjen e vaksinimit, Ministria s’ka pasur asnjë lidhje me atë dhe një ministër neglizhues kish mund të thotë se nuk është përgjegjësi e imja, sepse është dashur të merret zyra e kryeministrit me atë punë….tendenca që gjithçka zgjidhet me shkarkimin e një njeriu është tendencë politike, asgjë me shumë, është tendencë për të linçuar persona me shumë”, theksoi Krasniqi.

Por, deputetja Haxhiu reagoi përsëri, duke thënë se e merr seriozisht deputetin Krasniqi vetëm kur të përgjigjet nëse është pro shkarkimit të Gjinovcit.

Haxhiu: Memli, a voton për shkarkimin e Gjinovcit?

“Pra, ky duhet të na tregojë a do të votojë për rekomandimin për shkarkimin e Gjinovcit dhe ky duhet të tregojë a do t’i kërkojë prokurorisë llogari dhe hetime në fakt në raport me përgjegjësit. Që tetë vite, edhe është i paprekshëm ai person, s’ka guxuar as Thaçi, sepse është njeri i tij, as Haradinaj, as Mustafa, pra vetëm atëherë kur t’i voton ta shkarkojmë këtë person gjitha masat tjera i ndërmarrim si Kuvend”, u shpreh Haxhiu.

Në debat u përfshi edhe deputetja tjetër e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se tashmë e ka kuptuar që ‘alfa dhe omega’ e VV-së është Hashim Thaçi.

Musliu: Alfa dhe Omega e VV-së është Hashim Thaçi

“Sinqerisht, po them që sa vite jam në politikë po e shoh që alfa dhe omega e politikbërjes së VV-së është Hashim Thaçi dhe bota juaj sillet komplet rreth Hashim Thaçit. Nëse ke qenë e vëmendshme dhe e ke dëgjuar fjalimin tim unë s’e kam amnistuar askënd. Përkundrazi kam qenë goxha shumë kritike dhe i kam kërkuar edhe hetuesisë, edhe prokurorisë edhe gjyqësisë”, tha Musliu.

Edhe ndaj Musliut, u përgjigj deputetja Haxhiu duke pyetur kolegen e saj nëse ka një emër konkret se cili është përgjegjësi për këtë situatë të krijuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë