Loading…

Skandali i BE’së, reagon Çitaku: E futën Kosovën në një listë me Rusinë, MPJ duhet të ndërhyj urgjentisht

  • 05/12/2022 | 21:42

Skandali i BE’së, reagon Çitaku: E futën Kosovën në një listë me Rusinë, MPJ duhet të ndërhyj urgjentisht

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas skandalit të Bashkimit Europian e cila pati kritika për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, pse nuk i kanë vendosur viza Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Ajo ka thënë se raporti i pestë i Komisionit Europian mbi monitorimin e regjimit pa viza nga BE me disa shtete është skandaloz në shumë nivele.

”Ky raport është skandaloz në shumë nivele. BE e paska kritikuar Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore pse nuk kanë regjim vizash me Kosovën, duke na futur kështu në një listë me Rusinë, Kubën etj. Për më tepër, një raport i tillë është në kundërshtim me vet qëllimet dhe misionin e Procesit të Berlinit,” ka shkruar ajo.

Tutje, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA thotë se Ministria e Punëve të Jashmte duhet të ndërhyj urgjentisht dhe të kërkojë përmirësimin e raportit në fjalë. /gazetametro.net

Postimi i plotë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë