Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë ditë së sotme ka publikuar një certifikatë të lëshuar nga gjykata Themelore e Prishtinës, me të cilën dëshmon që ai nuk është nën hetime.
Teksa Agim Ademi mëngjesin e së hënës tentoi të demantojë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ai u përfshij në një skandal edhe më të madh.
Certifikata e publikuar ka të dhëna të mangëta.
Një dokument i tillë ku figuron se personi nuk është nën hetime, ndërsa ndaj personit zhvillohet procedurë penale, shkruan më vërejtje se është ne provës gjyqësor.
Ademi është duke u gjykuar për një rast korrupsioni, ndërsa kjo vërejtje nuk figuron në certifikatën e publikuar nga ai.
Në dokumentin e publikuar nga Agim Ademi, shihet se referenti që ka lëshuar certifikatën për kryetarin e FFK-së është Agim Bytyqi.
Certifikata e publikuar nga Agim Ademi pa vërejtje që është në procedurë penale
Por Bytyqi në certifikatën e lëshuar për kryetarin e FFK-së nuk ka shënuar numrin e lëndës me të cilën po zhvillohet procedurë penale ndaj Ademit.
Sipas burimeve të Paparaci personi i vetëm kompetent për lëshimin e vetëm të këtyre certifikatave është referenti Kadri Krasniqi. Ky i fundit është në pushim.
Kështu duket një certifikatë qe i lëshohet dikujt që është në procedurë penale
Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive në MKRS ka deklaruar se kryetari i FFK-së, Agim Ademi kishte dërguar një dokument për viza në vend të certifikatës së gjykatës me rastin e aplikimit për rilicensimin e FFK-së.
“Agim Ademi ka sjellur vërtetim nga gjykata që është nxjerrë në emër të rregullimit të dokumentacionit për vizë, dhe duhet ta sjellë certifikatën unike nga gjykata përkatëse në origjinal”, shkruhet në dokumentin e MKRS-së.
Agim Ademi sot nëpërmjet Facebook-ut ka pretenduar se deklaratat e Komisionit të MKRS-së janë të pavërteta.
“Pra, nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që është trumbetuar nga persona jo-kompetent, që kinse nuk kam ofruar dëshmi nga gjykata, që organet drejtuese nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë. Unë si kryetar dhe çdo person e organ tjetër i FFK-së, i plotësojmë të gjitha kushtet ligjore për licencim të FFK-së. Në ditët në vijim, besojmë, se do të përmbyllet ky proces, në mënyrë që mos t’u lihet më hapësirë dezinformatave të tilla”, ka shkruar ndër të tjera ai./Paparaci.com