Loading…

Skandali i abuzimit seksual në Drenas, mesazhet që e ndërlidhin avokatin me dyshimet

  • 03/03/2019 | 23:55

Skandali i abuzimit seksual në Drenas, mesazhet që e ndërlidhin avokatin me dyshimet

Gjykata e Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim edhe ndaj avokatit Gazmend Halilaj, të dyshuarit të katërt në rastin e vajzës 16 vjeçares nga Drenasi.

KALLXO.com ka siguruar të thëna nga kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit të avokatit Gazmend Halilaj, i cili është arrestuar këtë javë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe keqpërdorim seksual të vajzës së mitur nga Drenasi.

Në dosjen e Prokurorisë që ka siguruar KALLXO.com thuhet se Halilaj dyshohet se në cilësinë e avokatit të të dyshuarit Sh.Xh. (profesor) e ka shfrytëzuar rastin dhe ka krijuar afërsi me vajzën e mitur N. N. nga Drenasi.

“Ekziston dyshimi i bazuar se si avokat i të dyshuarit ka përfituar nga ky rast dhe sipas tij që nga fundi i vitit 2017 është njoftuar më për së afërmi me tani të dëmtuarën N.N., ka filluar të shoqërohet me të dhe me të njëjtën është hy edhe në lidhje gjegjësisht raporte dashurie”, thuhet në në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj avokatit.

Në dosje tutje thuhet se ekzistojnë prova si ‘screen shots’ dhe audio incizime të cilat vërtetojnë dyshimet se Halilaj e ka keqpërdorur detyrën e tij dhe ka shfrytëzuar viktimën N.N.

Avokati thuhet se e mbrojti profesorin deri në momentin kur viktima e ridenoncoi rastin në prokurori dhe Inspektorat Policor.

“I pandehuri Gazmend Halilaj duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka keqpërdor dhe tejkaluar kompetencat e tij në atë mënyrë që duke përfituar nga ai rast është afruar aq shumë me të dëmtuarën N. N. sa që edhe vet pastaj ka filluar ta keqpërdor seksualisht dhe të manipulojë me të duke e shtytë që ajo t`i denoncojë personat tjerë për keqpërdorimet seksuale që ia kanë bërë asaj”, thuhet në dosje të Prokurorisë.

Në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar KALLXO.com, theksohet se i pandehuri Gazmend Halilaj dyshohet se ka penguar zhvillimin e hetimeve të Prokurorisë ndaj zyrtarit policor Vesel Veseli.

“Ai ka vazhduar të komunikojë dhe ndikojë te e dëmtuara N. N. pasi që e njëjta është viktimë në këtë rast në atë mënyrë që e ka detyruar të dëmtuarën që kohë pas kohe nga telefoni i familjes së saj me numër 04 -/——— t’u shkruajë mediave dhe portaleve të ndryshme, por edhe personave zyrtarë në polici se kinse ajo do të vetëvritet nëse i publikohen provat nga telefoni i saj dhe duke thënë të dëmtuarës që ajo të pandehurin Gazmend ta paraqesë si shpëtimtar të saj, kurse edhe vet i pandehuri edhe pse i vetëdijshëm që është duke i penguar hetimet ka shkruar mesazhe të ndryshme siç është rasti i dt. 26.02.2019 kur i ka shkruar redaksisë së portalit “Ballkan.info” dhe i ka thënë që të publikojnë mesazhin e vajzës nga Drenasi se dikur mund të bëhet vonë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë