Duket se loja me murin që ndan veriun e jugun e Mitrovicës, po vazhdon nga pala serbe. Propozimi tjetër skandaloz është i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç, raporton Gazeta Metro.
Ata tani kanë kërkuar që muri i ndërtuar në veriun e Kosovës, të bëhet amfiteatër.
“Kabineti propozon që muri në Mitrovicë të mos shembet, por të shndërrohet në një amfiteatër, i cili do të jetë pjesë e shetitores për në pjesën e veriore të qytetit”, kanë thënë kabineti i kryetarit të Mitrovicës Veriore.
Gazeta Metro këtë deklarim e ka siguruar nga mbledhja e kryetarit të Mitrovicës së Veriut me zyrtarë të BE-së.
Muri që po ndan Mitrovicën në veri dhe jug, u ndërtua para dy ditësh, dhe ka ngjallur reagim të madh tek qytetarët./gazetametro.net/