Loading…

SKANDAL: Këshilltari i kryeministrit Haradinaj e quan artistike vdekjen e fëmijëve, grave e pleqve të familjes Jashari

  • 05/03/2019 | 15:58

SKANDAL: Këshilltari i kryeministrit Haradinaj e quan artistike vdekjen e fëmijëve, grave e pleqve të familjes Jashari

Ish gazetari dhe këshilltari aktual i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me familjen Jashari dhe përvjetorin e 21-të të rënies së tyre, transmeton Gazeta Metro.


Matoshi iu ka kushtuar poezi atyre, por ka bërë krahasime të pavend duke e quajtur vdekjen e anëtarëve të familjes Jashari, përfshi gratë, fëmijët dhe pleqtë, si vepër artistike, periskopi

Për më shumë, lexojeni dhe gjykojeni vetë poezinë e z.Matoshi:

Ata ishin ngjarje! Vdekja e tyne vepër arti

(Për marsin dhe Jasharajt)

Nëse liria e ka dimensionin e vet etik. Duhet me e mbrojtë me jetë.
Dhe nëse liria e ka edhe dimensionin e vet estetik. Duhet me e mbrojtë me vdekje!
“Shihni sa thmitë i kemi ktu. S’kemi ku i qojmë as kah shkojmë s’kemi
e s’luejm veni…”
Thotë Hamzë Jashar shqiptari
Atij i kërkohej ta lë shtëpinë e katandinë
E të humbet nga sytë e botës
Sepse kështu donte një tiran ballkanas…
Dhe ushtarët e tiranit demonët e shekullit 20
Nji ditë shkuen n’Prekaz dhe i mbuluen me terr arën, livadhet, shtëpitë

Dhe jetët e fëmijëve morren një nga një
Dhe Hamzës e Ademit ua vranë kangën
Në Europë u shue nji familje
Që kishte msue nder breza në tokë t’veten me jetue
Tuj lypë liri e truell me e bâ deken…
Me i përflakë andrrat në ‘i rreze mali
Kur njaj diell qe rrezon e nuk nxe nxjerr synin permi’ Kosovë
Ni dasmë me e bâ, tokën me trashigue
N’mars ata shikuen qiellin e vrant’ e i buzëqeshen vdekjes
“vdekjen këtu kemi me e bâ!”
po liria thanë erdhi dhe sërish dikush tha:
“shihni sa thmitë i kemi këtu…”
Shqiptarët nder breza jetën e qojnë posht, n’zore e skamje
E vdekjen e bâjnë si ni valle me ngé!
E bâjnë!
E masanej presin me ardhë si brumi n’magje

Kjo mjeshtri asht e ngjajshme si nji vepër arti me e bâ!./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë