Loading…

Ministria e Shëndetësisë blen barna 10 fish më shtrenjt (Video)

  • 07/12/2016 | 23:23

Ministria e Shëndetësisë blen barna 10 fish më shtrenjt (Video)

Ministria e Shëndetësisë po blen barna shumëfish më të shtrenjta sesa çmimet reale të tregut. Barnatoret apo depotë farmaceotike që janë të kontraktuara nga kjo ministri në qershor të këtij viti për pasije me barna të listës esenciale shihet qartë se i kanë fryer çmimet e ofertimit. Nga dosjet e tenderve konfrimohet ky shqetësim serioz.


Radio Televizioni i Kosovës e ka hulumtuar këtë fenomen, dhe sipas hulumtimit, Noraldrelinë, një bari  që shërben për secilin opercion në barnatore kushton 2.10 cent, në depo 1.80 cent ndërsa Ministria e Shëndetësisë e ka blerë këtë me 22 euro, transmeton gazetametro.net.

Thuajse në të gjitha barnat që janë të domosdoshme që i blen Ministria e Shëndetësisë shihet qartë se i fryen çmimet nga oeratorë ekonomik. Ky fakt pranohet nga kryetari i depove farmaceuike Milaim Abdullahu ‘’ Fatkeqësisht viteve të fundit Minisitria e Shëndetësisë është duke i blerë për sektorin publik, për spitale dhe barnatore barna me çmim dy deri në tri herë më të shtrenjëta sesa për sektorin privat’’

Kryeshefi i agjensionit kosovar për produkte dhe paisje medicionale thotë se di shumë mirë këtë situatë, fajin  edhe ai ia lë ligjit të prokurorimit. Ai thekson se ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të penguar këtë fryerje të çmimeve. ‘’ Ligji nuk është bërë për një qëllim të caktuar me qenë kësi lloj. Ne kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, nga fillimi i mandatit që të na lejohet inicimi i procedurës për të ndryshuar këtë udhëzim adminstrativ dhe besoj që do të ndryshohet vitin 2017’’ i është përgjigjur Arben Rasitit, gazetarit të RTK-së

Sindikalistët e ShKUK-së kanë shqetësimin për rrëfimin kaq të hapur e abuziv të blerjes së barnave, e ku krejt në fund koston e paguan tatim paguesi kosovar.

‘’Nëse ligji ua mundëson t’i fyejnë çmimet e barnave dhe ta vjedhin paranë publike në këtë formë unë nuk e di çka mbetet tjetër, veç t’i tregojmë këtij populli se në çfarë vendi po jetjomë’’ ka thënë pëfaqësues i kësaj sendikate
Furnizimi i spitaleve publike me barna të listës esenciale është njoftuar shpesh herë se nuk pritet tëpërmbush nevojat më elementare të qytetarëve për shërim e trajtim të përgjithshëm. Problemi rëndohet edhe më shumë kur nga buxheti i Minisitrisë së Shëndetësisë po harxhohet për blerjen e barnave me çmime shumë të fryera.

SKANDAL

Posted by Arben Rasit on Wednesday, 7 December 2016

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë