Loading…

S’kam qenë anëtar i ndonjë fondi, as i 3 për qindëshit as i vendlindja thërret

  • 07/06/2017 | 18:54

S’kam qenë anëtar i ndonjë fondi, as i 3 për qindëshit as i vendlindja thërret

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, në një tubim në Gjakovë ka thënë se Gjakova nuk do të vuaj më për fati e të pagjeturve, pasi menjëherë do të veprojnë në këtë drejtim.


Haradinaj, më pas ka folur për zhvillimin ekonomik, i cili ka thënë se me të qeverisur koalicioni PDK-AAK-Nisma do ta kthejnë Kosovën në fuqi ekonomike.

“Buxhetin e Kosovës nuk do të rritet vetëm një herë, por do ta rrisim në vazhdimësi, nuk do të rriten taksat por me zhvillim do të rritet ai”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se prodhuesve të Gjakovës do të përkrahen dhe nuk do të jenë vetëm, por do të jemi afër tyre, raporton lajmi.net.

“LDK-në e Ibrahim Rugovës e kam respektuar, kam punuar më të, ashtu që jam krenar për bashkëluftëtarët e mi… me krenarinë më të madhe e ruaj kujtimin për presidentin Rugova, por asnjëherë nuk e kam keqpërdor as atë as tjerët”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se nuk frikësohet nga askush pasi “nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë fondi, as 3 përqindëshit as i vendlindja thërret”.

Kosova nuk e ka kohë për Lëvizjen Vetëvendosje, pasi vendi ka sfida të mëdha e se ka luksin si vendet e tjera për Lëvizje të tilla, nuk ka kohë për eksperimente.

Ai tha, se është gati për të marr qeverisën pasi ka marr besim nga AAK-ja, Nisma, dhe PDK e Kadri Veseli andaj edhe do t’ua shpërblej besimin dhe do të punojmë për të mirën e vendit.

“Të dielën në mbrëmje të festojmë me dinjitet dhe ashtu si na ka hije”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë