Komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn, në një konferencë për media në Prishtinë, ka thënë se Agjenda për Reforma Evropiane e lansuar në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, është një qartësim i detyrave të cilat kanë institucionet kosovare në rrugën drejt Unionit.
Ai ka folur për demarkacionin me Malin e Zi dhe liberalizimin e vizave.
Në takim, kryeministri Mustafa ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave mbetet prioriteti ynë.
“Sot kemi ndarë shumë çështje të perbashkëta. Kam pas mundësinë ti tregoj Hahn për veprimet që po i merr qeveria e kosovës në përmbushjen e agjendës evropiane, diskutuam edhe për procesin e liberalizmit të vizave, i cili mbetet prioritet i yni”, ka tha kryeministri Mustafa.
Ne tani lansuam 22 prioritetet në kuadër të agjendës evropiane, andaj qëllimi i sotëm është të dakordojmë agjendë të përbashkët që sot të fuqizojë MSA-në, theksoi Mustafa, raporton gazetametro.
E ritheksoj se integrimi në BE, ka qenë dhe mbetet vullnet dhe aspiratë e institucineve të kosovës, si dhe një prej proceseve më esesnciale në rrugën e Kosovës , ka thënë Mustafa.
Ndërsa Hahn potencoi se Kosova duhet ti japë rëndesi MSA-së sipas afateve të caktuara.
“Marrëveshja e MSA-së, është marrëveshje që duhet ti japim jetë. Duhet të përcaktojmë afatet e impemetimit, nga 12 deri në18 muaj prej sot. Fakti që jam këtu, pas prezantimit të publikimit të pakos për zgjerim, tregon sinjal që BE i kushton rëndësi Kosovës e progëresit. Por kur vjen puna te implemetimi i agjendës evropiane, reformave, mund ta kornizojmë me mirë kur caktojmë afate”, ka theksuar Hahn.
“Besojmë qe Kosova kështu bëhet vend atraktiv për investitorët e huaj. Ne mund ti ofrojmë qytetarëve një të ardhme të sigurtë e me prosperitet, për fëmijët. Ne kemi nisur këtë me procesin e berlinit që lidhë e rilidhë shtetet e rajonit”, raporton gazetametro.
Hahn, ka thënë se BE, do të vazhdojë të luaj rol në mbështetje teknike e financiare për Kosovën, mbi 600 milion euro deri në vitin 2020.
“Ftoj të gjitha partitë të bashkëpunojnë. Zgjedhjet e hershme, janë vendime të personave brenda vendit, por sipas nesh fokusimi duhet të jetë ne realizimin e atyre që kërkohen nga qytetarët”.
Më tej Hahn ka folur edhe për çështjen e dhunës në parlament duke thënë se debati duhet bërë pa gaz lotsjellës.
“Jam i vetëdijshëm për çështjet e vështira, ekziston polarizim në fushën poltikë mes pozitës e opozitës, por duhet kujtuar se debati duhet të zhvillohe në parlament, pa gaz lotsjellës”.
Sa i përket liberalizimit të vizave, Hahn, ka thënë se duhet ratifikuar marrëvshja për demarkacionin.
“ Ekziston debat i fuqishëm sa i përket liberalizimit, por u befasova që po thonë që BE, ka ështe fajtor që ju nuk keni liberalizim, duhet ditur se Kosova është pajtuar para 3 viteve për kushtet”.
“I lus të gjitha partitë poltike, që ta ratifikojnë marrëveshjen për demarkacion, që është nënshkruar dhe ratifikuar nga Mali i Zi. Ne kemi vlerësuar arritjet që janë berë dhe kemi vendos që ky do të jetë raporti i fundit, sepse ne kemi pritë që këto dy kërkesat e fundit do të realizohen kur Kosova ti përmbushë dy kërkesat e mbetura”, ka përfunduar Hahn./gazetametro.net