Loading…

‘S’ka ultimatum’ tha Kurti, Hill e shpjegon: Ai i di mirë pasojat, besoj se i treguan Escobar dhe Lajcak

  • 08/06/2023 | 23:10

‘S’ka ultimatum’ tha Kurti, Hill e shpjegon: Ai i di mirë pasojat, besoj se i treguan Escobar dhe Lajcak

Ambasadori i SHBA’së në Serbi, Christopher Hill, s’la vend për mëdyshje rreth qëndrimit të SHBA’së për qeverinë e Kosovë dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se dyshojnë se ai është partner i tyre dhe do të ketë pasoja e do të shtrihen si një proces e periudhë kohore. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është kyç dhe hapi i parë tani për çtensionimin dhe përparimin drejt normalizimit tha ambasadori amerikan, transmeton Gazeta Metro.


Më drejtpërdrejtë nuk mund ta thoshte diplomati me përvojë amerikan, Christopher Hill, se kë konsideron përgjegjës për krizën e fundit dhe bllokimin e procesit të dialogut në intervistë për Zërin e Amerikës. I pyetur rreth zgjidhjes, ambasadori e theksoi se nuk dëshiron të ndërhyjë në proces të dialogut por e shpjegoi qëndrimin e tij se ku është thelbi, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke e parë të paarsyeshme që të mbahen pa nisjen e themelimit të tij, pasi serbët në Kosovë do t’i bojkotonin përsëri duke e nënvizuar se i takon përgjegjësia ta marrin përsipër.

“Nuk do të doja të hyja në hollësi të negociatave, por mendoj se serbët janë të shqetësuar për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale që do të zhvilloheshin në rrethana të njëjta si ato të mëparshme – të cilat i bojkotuan. Mendoj se duhen disa ndryshime, nuk dua të flas se deri ku duhet të shkojnë dhe si do të arrihen. E di që do të ketë shumë diskutime me komunitetin serb në Kosovë se si të ecim përpara. Duhet të kemi parasysh se qëllimi i këtyre zgjedhjeve është që ata që janë zgjedhur t’i shërbejnë komunitetit në veri të Kosovës, i cili është kryesisht serb. Mendoj se Asociacioni është thelbësor për veriun e Kosovës. Dhe shumica e njerëzve duket se e kuptojnë këtë. Asociacioni është diçka që e kemi premtuar. Është diçka që kemi vendosur ta kemi. Por ndoshta do të jetë e nevojshme t’i shpjegojmë disi komunitetit serb se çfarë do të thotë? Do të thotë aftësi për të pasur shkolla, për të kontrolluar shkollat, për të pasur tekste me të cilat njerëzit janë të kënaqur në ato shkolla, mjete spitalesh, mjekë, kujdes mjekësor. Mendoj se të gjithë këta elementë janë kuptuar dhe duhet bërë shumë punë për t’i zbatuar ato. Dhe mendoj se ne kemi nevojë për vullnet të mirë nga të gjitha palët. dhe sigurisht, shpresojmë që ta marrim këtë nga autoritetet në Prishtinë.”

Ai u pyet se çfarë pasojash priten për palët nëse nuk ka përparim drejt çtensionimit e mori shembull përjashtimin nga stërvitja, por u sfidua nga gazetarët se kjo u shpërfill nga kryeministri Kurti. Diplomati shpjegoi jo pa ngurrim se kjo do të ndodhë dhe do të jetë një proces dhe se këto i di kryeministri Albin Kurti.

“Më duhet të them dhe kërkoj ndjesë që po shprehem kështu por ky është një proces. Dhe kjo nuk do të ndodhë në një moment, por në një periudhë kohore. Por mendoj se zoti Kurti është informuar plotësisht nga ambasadori ynë në Prishtinë, nga zoti Lajçak dhe zoti Escobar, se do të duhet të bëjë disa ndryshime nëse dëshiron të llogarisë tek ne si mik dhe partner. Nuk mbaj mend të kem parë ndonjëherë ndarje kaq të thella në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit.”

Hill i erdhi radha të sqarohet rreth qëndrimit për liderin e Serbisë, Aleksandar Vucic, e as këtu nuk pati dyshim diplomati amerikan se ai është një partner i mirë në këtë proces. Ai shtoi se ka indikacione se Vucic po vepron për çtensionim dhe që po zbatohet.

“Ne e konsiderojmë ai si një partner të mirë, ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces. Dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë. Ne do të donim që ai të bënte ç’është e mundur për të shtensionuar situatën dhe shohim që tashmë po shohim shenja se zbatohet. Kjo është shumë pozitive. Isha i pranishëm në bisedimet (me Escobarin, Vuçiçin dhe Lajçakun,) natën tjetër dhe mund t’ju them se ato shkuan përtej krizës aktuale në Kosovë. Mendoj se ka një mirëkuptim me autoritetet në Serbi se si të ecim përpara, t’i bëjmë gjërat së bashku. Shpresoj që edhe populli i Serbisë do ta kuptojë se ne duam të bashkëpunojmë shumë më tepër politikisht, ekonomikisht, në fushën e sigurisë, që është një nga arsyet e vizitës së gjeneralit (Daniel) Hokanson (i Gardës Kombëtare të SHBA-së). Ne jemi shumë të interesuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë – të paktën aq sa janë të interesuar njerëzit dhe qeveria në Serbi për të. Ne e ndjejmë se Serbia po bëhet një partner gjithnjë e më i mirë për ne.”

Hill e tha se porosia e SHBA’së i është dorëzuar kryeministrit Kurti nga Sekretari Antony Blinken dhe se kjo është kaq, përndryshe nuk ia vlen më të flitet me të në këtë qëndrim.

“Ajo që kemi thënë për Kosovën është se do të ketë pasoja në marrëdhëniet tona dypalëshe. Ishte një deklaratë shumë e fortë ajo çfarë tha sekretari (Antony) Blinken duke dënuar veprimet e zoti Kurti për dërgimin policisë së posaçme në veri dhe për dështimin që të punojë dhe komunikojë si duhet me partnerët. Këto janë akuza të rënda ndaj zotit Kurti dhe shpresoj që zoti Kurti mund ta kuptojë se duhet të veprojë në një mënyrë që është ndryshe nga ajo që ka vepruar. Dhe kështu nuk do të flas më me të.”

Gazetarët e Zërit të Amerikës i vunë para pretendimin se marrëveshja për normalizim nuk po duket se përmirëson situatën e madje mund të quhet e dështuar, Hill, duke i shmangur ndërhyrjes në proces të dialogut e vlerësoi marrëveshjen të dobishme dhe nuk heqin dorë duke e theksuar se është e kuptueshme për të pse mund të mendohet ashtu.

“Mendimi im është, dhe dua ta theksoj këtë sepse nuk jam negociator, që të gjithë elementët e marrëveshjes që duhet të jenë në tryezë janë aty. Për palën serbe duhet Asociacioni dhe kjo është e rëndësishme, sepse nga fakti që nuk ka Asociacion mungon besimi në bashkësinë ndërkombëtare. Serbia duhet të marrë vendimin që të njohë dokumentet e Kosovës dhe të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizatat rajonale etj…Është e qartë për mua që mund të thuhet se nuk funksionon, por heqja dorë nuk është opsion. Dhe më duhet të them edhe një gjë: ajo që kam parë në negociatat e tjera, por jo këtu, është një ton i mirë bisede. Në rastin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ju po përpiqeni t’i zhvendosni gjërat në një nivel tjetër në krahasim me atë në të cilin janë tani, por mendoj se retorika e ashpër po e dëmton procesin”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë