Shumë institucione kulturore në Shkup nuk kanë të punësuar shqiptarë kurse në ato pak që bëjnë përjashtim, shqiptarët e punësuar ballafaqohen me problemin e ngritjes në pozitë.
Në Bibliotekën Kombëtare “Kliment Ohridski”, nga 108 të punësuar vetëm një është shqiptar kurse në Muzeun e Maqedonisë nga 99 të punësuar asnjë nuk është shqiptar.
Për përmasat e diskriminimit të shqiptarëve në institucionet kulturore të Maqedonisë më se ilustrativ është fakti se edhe në Muzeun që mban emrin e humanistes shqiptare, “Nënë Tereza”, nuk ka asnjë shqiptar të punësuar!
Historiani Muzafer Bislimi, i cili është zëvendësdrejtor i muzeut Arkeologjik të Maqedonisë, për Alsat M thotë se ekzistojnë pengesa të mëdha institucionale që bllokojnë çështjën e punësimit të shqiptarëve, shkruan portali Tetova.
Nga mbi 20 institucionet kulturore që veprojnë në Shkup vetëm katër janë nën udhëheqjën e shqiptarëve, Qendra Nacionale për Konservim, Muzeu Shkencor Natyror, Galeria Nacionale dhe Teatri Shqiptar. /gazetametro.net