Loading…

‘Ska punë tjetër’: Kurti festoi 30 vjetorin e mbrëmjes së Maturës

  • 28/05/2023 | 08:52

‘Ska punë tjetër’: Kurti festoi 30 vjetorin e mbrëmjes së Maturës

Rreth 300 persona nga të gjitha shkollat e Prishtinës kanë marrë pjesë në organizimin për të festuar 30-vjetorin e Mbrëmjes së Maturës.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti feston 30 vjetorin e mbrëmjes së Maturës.

Ai është parë duke marrë pjesë në këtë festë mbrëmjen e së shtunës së 27 majit.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë rreth 300 persona të cilët kishin qenë maturantë nga të gjitha shkollat e Prishtinës, ndërsa maturantë i kësaj gjenerate kishte qenë dhe kryeministri Kurti.

Kurti nuk kishte ardhur në fillim të festës. Ai kësaj feste iu ka bashkuar më vonë. Ndërsa ai nuk është prononcuar lidhur me festën por as për situatën në veri të vendit.

Kujtojmë se kryeministri para kësaj festa është takuar në Pejë me ambasadorët e akredituar në Kosovë për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar një dit më parë në veri të vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë