Loading…

S’ka para, asnjë mjek kosovar s’merr pjesë në gërmimet për varreza masive në Serbi

  • 19/04/2017 | 22:03

S’ka para, asnjë mjek kosovar s’merr pjesë në gërmimet për varreza masive në Serbi

Ka dy ditë që në Kizhevak të Rashkës kanë nisur gërmimet për gjetjen e trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.


Por asnjë nga ekspertët mjeko-ligjorë kosovarë nuk ka udhëtuar drejt Rashkës, raporton KTV.

Mjeko-ligjorët kërkuan mjete financiare nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit për të shkuar atje, por këta të fundit nuk i janë përgjigjur kërkesës së tyre.

Kreu i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, thotë se në këtë fazë nuk është e domosdoshme prania e mjeko-ligjorëve dhe se nuk mund t’u japë para atyre, pasi këto dy institucione kanë burime të ndara buxhetore.

Në anën tjetër, Arsim Gërxhaliu thotë se instituti nuk ka mjete të dedikuara për këtë çështje, andaj kërkoi mbështetje financiare nga komisioni.

Por të kundërtën e kësaj e thotë Prenk Gjetaj, pasi sipas tij, asnjëherë nuk i është dërguar me shkrim se departamenti nuk ka mjete financiare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë