Loading…

S’ka më ‘Tayna e Dafina’: Reperja ndryshoi tekstin e këngës, Dafina e ironizon

  • 24/06/2022 | 11:09

S’ka më ‘Tayna e Dafina’: Reperja ndryshoi tekstin e këngës, Dafina e ironizon

“Bye bye” ishte bashkëpunimi i suksesshëm i Tayna-s dhe Dafinës, që u publikua dy vite më parë. Asokohe, kënga bëri bujë të madhe dhe numëron më shum se 72 milionë klikime në Youtube. Mirëpo, pak kohë më pas, vajzat e famshme prishën raportin që kishin krijuar me njëra-tjetrën.


Ndonëse arsyeja e prishjes së miqësisë nuk dihet, ata nuk kanë kursyer thumbat ndaj njëra-tjetrës në rrjete sociale. Së fundmi, Tayna bëri një veprim që i hodhi benzinë “zjarrit”. Teksa po këndonte këngën në një koncert, Tayna bën një modifikim në vargun: “Kërkush mo veç Tayna e Dafina”.

Tayna e ka ndryshuar paksa tekstin duke e kënduar kështu: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”.Lidhur me këtë, Dafina nuk e ka kursyer ironinë. Dafina ka publikuar një foto ku theksonte se Kida, me të cilën sapo ka sjellë një duet, i ka dhuruar një palë syze por më pas është penduar.

Kjo duket si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Taynës pasi krisja e miqësisë erdhi pasi sollën duetin “Bye Bye”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë