Loading…

‘S’ka më burrë/gru pa leje kerri’ Gjenerata Z s’preferon partnerët pa patentë shoferi

  • 26/08/2026 | 15:03

‘S’ka më burrë/gru pa leje kerri’ Gjenerata Z s’preferon partnerët pa patentë shoferi

Pothuajse dy të tretat e të rinjve të Gjeneratës Z thonë se kanë më shumë gjasa të dalin në një takim me dikë që ka patentë shoferi.


Një sondazh me 2 mijë të rritur zbuloi se të rinjtë e lindur pas vitit 1996 i konsiderojnë personat me patentë më të pavarur, më të sigurt dhe më të besueshëm.

Për rreth një të katërtën e tyre, një partner që di të vozisë është më tërheqës sepse mund të ndihmojë në raste emergjente ose t’i dërgojë me makinë kur kanë nevojë, shkruan Mirror.

Por mënyra e vozitjes mund të ndikojë negativisht në një lidhje. 82 për qind e të anketuarve e konsiderojnë vozitjen e rrezikshme si një “red flag”, ndërsa agresiviteti në trafik është cilësuar si faktori më i madh që i largon të rinjtë.

Në anën tjetër, 51 për qind e të rriturve thonë se një person që vozit me kujdes është më tërheqës sesa dikush që mbështetet vetëm te pamja apo statusi.

Sipas ekspertëve, aftësia për të vozitur lidhet me pavarësinë dhe lirinë, por edhe me mënyrën se si një person sillet dhe merr përgjegjësi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë