Loading…

S’ka kosovarë të lënduar në sulmin e Londrës

  • 22/03/2017 | 19:39

S’ka kosovarë të lënduar në sulmin e Londrës

Pas sulmit  të sotëm në Britani të Madhe, ku deri më tani raportohet për 4 të vdekur, e 20 të lënduar, ka reaguar Ambasadori i Kosovës atje, Lirim Greiçevci, ai ka thënë se në mesin e viktimave deri më tani nuk raportohet se ka edhe kosovarë.


“Ambasada e Kosovës në Londër është duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar pas sulmit terrorist afër Parlamentit Britanik. Deri më tani nuk kemi informacion që ka ndonjë shtetas të Kosovës të lënduar në këtë sulm. Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Londër dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën”, thuhet në njoftimin e Ambasadorit Greiçevci, përcjell gazetametro.net

Për çdo informatë ose kërkesë ofrohet ky numër emergjent: +447711077298. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë