Loading…

S’ka indikacione për sulme terroriste radioaktive në Kosovë

  • 25/05/2017 | 16:50

S’ka indikacione për sulme terroriste radioaktive në Kosovë

Institucionet e sigurisë së lartë në Kosovë nuk kanë pasur ndonjë indicie serioze për sulme terroriste përmes materialeve radioaktive. Megjithatë, sipas zyrtarëve të Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi, në gjitha takimet ndërkombëtare janë shprehur shqetësime se grupe të ndryshme terroriste janë të interesuara që të gjejnë mënyrë për të bërë dëme edhe të këtyre natyrave.


Në një bisedë për rtklive.com, Beqir Mezelxhiu, kryeshef i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, ka shpjeguar edhe për rëndësinë e një memorandumi të mirëkuptimit të nënshkruar mes Agjencisë së Kosovës për Mbrotje nga Rrezatimi dhe Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Deri tash mundem me thanë se ndonjë indicie serioze nuk ka pasur edhepse survejime të tilla në lidhje me sigurinë fizike të këtyre materialeve kanë qenë në nivel shumë të lartë dhe nuk ka pasur ndonjë shqetësim të theksuar”, ka thënë Bezelxhiu.

Por, ndonëse nuk ka pasur rreziqe të tilla, sipas tij, në gjitha takimet ndërkombëtare janë shprehur shqetësime se grupe të ndryshme terroriste janë të interesuara që të gjejnë mënyrë për të bërë dëme në këtë aspekt.

I pari i kësaj agjencie, Beqir Mezelxhiu, këto komente i ka bërë ekskluzivisht për rtklive.com, pasi Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore e ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Departamentin e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes të cilit synohet zbulimi dhe parandalimi i trafikimit të paligjshëm të materialeve të veçanta bërthamore dhe materialeve të tjera radioaktive.

Sipas kryeshefit Mezelxhiu, institucionet përgjegjëse për zbatimin e memorandumit do të jenë Administrata Nacionale për Siguri Bërthamore e SHBA-së dhe Policia e Kosovës.

Mezelxhiu, kryeshef i Agjencisë, ka thënë se qëllimi i këtij memorandumi është që të vendoset niveli i lartë i sigurisë bërthamore dhe që Kosova t’i përmbushë detyrimet ndërkombëtare në zbulimin dhe parandalimin e trafikimit të paligjshëm të materialeve bërthamore dhe atyre radioaktive.

Sipas tij, Administrata për Siguri Bërthamore e shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmes Memorandumit do t’i ofrojë Policisë së Kosovës bashkëpunim teknik dhe metodik, përfshi këtu montimin dhe përmirësimin e sistemeve teknike për zbulimin dhe identifikimin e këtyre materialeve në pikat e kontrollit kufitar të Kosovës.

“Kosova nuk është pjesë e traktateve bilaterale në fushën e sigurisë Bërthamore prandaj në menyrë të njëanshme ka marrë përgjegjësinë ti përmbushë të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Sipas Mezelxhiut pajisjet detektuese të materialeve radio-aktive do të jenë shumë shpejt në dispozicion të Policisë së Kosovës, zyrtarë të së cilës do të trajnohen për punë me ato pajisje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë