Loading…

S’ka ende vendim, shtyhet seanca e Kushtetueses për Ilir Metën

  • 01/02/2022 | 19:43

S’ka ende vendim, shtyhet seanca e Kushtetueses për Ilir Metën

Seanca e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta është shtyrë për të enjten.


Shtyrja e seancës që nisi sot, erdhi pas kërkesës së përfaqësuesve të presidentit, të cilët do të paraqitin pretendimet e tyre.

Më herët, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e presidentit për përjashtimin e gjyqtarëve nën argumentin se nuk garantojnë një proces të paanshëm.

Sipas trupës gjykuese, asnjë nga gjyqtarët nuk është në kushtet e ndalimit.

Meta kishte kërkuar përjashtimin e të gjithë gjyqtarëve nën argumentin se nuk garantojnë paanshmërinë dhe Gjykata Kushtetuese u tërhoq për shqyrtimin e kësaj kërkese./A2

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë