Loading…

Situatë e sikletshme për Gërvallen: Kryeministri grek takohet me Kurtin e Osmanin, ministres nuk ia zgjat fare dorën

  • 19/02/2022 | 13:20

Situatë e sikletshme për Gërvallen: Kryeministri grek takohet me Kurtin e Osmanin, ministres nuk ia zgjat fare dorën

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitokasis, derisa është takuar me Kurtin dhe Osmanin, nuk e ka përshëndetur fare ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Metro.


Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla, po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku janë takuar me disa përfaqësues të vendeve të tjera pjesëmarrëse.

Së fundmi, ata kanë zhvilluar një takim edhe me kryeministrin grek, Kyriakos Mitokasis.

Një detaj që është vërejtur nga ky takim është se lideri grek nuk i ka folur fare kryediplomates Gërvalla, duke mos ia zgjatur as dorën.

Kjo vërehet edhe në një video të publikuar nga Qeveria e Kosovës në llogarinë zyrtare në Facebook.

“Greqia është një faktor shumë i rëndësishëm për rajonin tonë, NATO-n dhe BE-në. Me Presidenten @vjosa.osmani dhe zëvendëskryeministren Gërvalla takuam kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ne ndajmë vlera, synime dhe interesa të përbashkëta ekonomike dhe ritheksuam nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në përshkrimin e kësaj videoje.

Vlen të përmendet se disa javë më parë, Gërvalla zhvilloi një vizitë në Greq.

Megjithatë, pas kthimit nga vizita atje, ajo deklaroi se “Kosova nuk e lut Greqinë që ta njoh pavarësinë e saj”.

Më poshtë keni momentin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë