Loading…

Situata në Ukrainë: Deputetët përcjellin lajmet gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës

  • 24/02/2022 | 14:42

Situata në Ukrainë: Deputetët përcjellin lajmet gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të mbajtura dy seanca, e megjithatë vëmendjen e tyre po e merr në masë të madhe edhe situata aktuale në territorin e Ukrainës, pas invazionit rus.


Gjatë seancës, shumë nga deputetët janë parë duke përcjellë online lajmet nga Ukraina.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier pas invazionit të Rusisë në Ukrainë.

Përmes Twitter-it të dy kanë shprehur përkrahjen e Kosovës e SHBA-së për shtetin e Ukrainës.

“Bisedë e rëndësishme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sot mbi invazion e paprovokuar dhe masiv të Ukrainës nga Rusia, të cilin ne e dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht qëndrimin me Ukrainën”, shkruan ambasadori i SHBA-ve në Twitter.

Teksa Osmani po ashtu ka shkruar duke thënë se dëmtojnë agresionin e Rusisë dhe se është në një linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim të Kosovës.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar sot pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, ndërsa theksoi se nëse kërkohet nga SHBA, si partner dhe aleat jetik, Kosova është e gatshme të ofrojë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së që ata vlerësojnë se mund të jenë kontributore në operacionet e mundshme.

Pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin sot (e enjte) urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Dy ditë më parë, Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa 48 orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë