Loading…

‘Situata në Trust është alarmante’, thotë Shala i PDK’së: Humbjet gjatë këtij muaji janë 60 milionë euro

  • 21/03/2023 | 09:36

‘Situata në Trust është alarmante’, thotë Shala i PDK’së: Humbjet gjatë këtij muaji janë 60 milionë euro

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka pretenduar se humbjet në Trust gjatë këtij muaji janë rreth 60 milionë euro, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se situata në Trust është alarmante.

”Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milion euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit. Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro!,” ka shkruar ai.

Tutje, Shala thotë se përkundër kësaj situate, Qeveria e Kosovës ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues.

”Jo shumë larg nga tash, kur Partia Demokratike kërkonte që një pjesë e mjeteve t’iu kthehej qytetarëve, atyre që kishin kontribuar, Qeveria dhe mazhoranca me këmbëngulje refuzuan dhe votuan kundër, në emër të ruajtjes së skemave sociale për moshën e penzionimit. Koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, sidomos sot kur humbjet janë në total rreth 200 milion euro. A ka Qeveri ky vend?!,” ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të deputetit të PDK’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë