Loading…

Situata në Mitrovicë nën kontroll

  • 16/01/2017 | 11:29

Situata në Mitrovicë nën kontroll

Situata e sigurisë në Mitrovicë është e qetë dhe nën kontroll të autoriteteve të rendit, pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në veri të vendit. Kështu vlerësojnë përgjegjësit e institucioneve të rendit në këtë qytet.


Zëdhënësi i Policisë për rajonin e jugut të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se situata në jug të Mitrovicës është e qetë dhe nuk ndërlidhet me ngjarjet që kanë ndodhur ditë më parë në veri.

“Nuk ka diçka të veçantë dhe ndonjë indikacion që ndërlidhet me ngjarjet e veriut të cilat kanë ndodhë ditë më parë. Situata është e qetë, ndërsa policia vazhdon me qasje të rëndomtë sa i përket çështjes së sigurisë”, ka thënë Zahiti.

Musa Dragaj, koordinator i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Mitrovicë, tha për kosovapress se pas ngjarjeve të fundit në veri situata aktuale e sigurisë në jug të Mitrovicës është nën tension, por jo e jashtëzakonshme.

Sipas tij, qyteti i Mitrovicës ka specifikat e veta dhe këtu situata mund të ndryshojë brenda një kohe shumë të shkurtër

“Qyteti i Mitrovicës është më specifik për dallim nga qytetet tjera të vendit dhe situata mund të them se është e qetë, por nën tension. Këtu për një kohë shumë të shkurtër gjendja mund të ndryshojë. Përkundër kësaj, situata është nën kontroll të autoriteteve të rendit”, tha Dragaj, transmeton gazetametro.net

Në anën tjetër, edhe zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, e ka përshkruar si të qetë dhe pa probleme situatën e përgjithshme në veri Mitrovicës.

“Situata e përgjithshme në veri është e qetë dhe pa probleme”, ka thënë shkurt Hoti.  /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë