Loading…

Situata me të strehuarit në kampin e Prizrenit, komuna kërkon ndihmë nga Qeveria

  • 30/11/2019 | 20:32

Situata me të strehuarit në kampin e Prizrenit, komuna kërkon ndihmë nga Qeveria

Aktualisht në kampin gjerman në Prizren po qëndrojnë 500 persona, që erdhën nga Shqipëria për t’u strehuar pas tërmetit. Me mijëra të tjerë, ndodhen në pjesë të tjera të qytetit, shkruan Gazeta Metro.


Situata atje aktualisht është kaotike, për shkak se komuna e Prizrenit nuk po ka kapacitete dhe fonde për menagjimin e situatës.

Lidhur me këtë çështje ka folur në një konferencë për media edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai ka kërkuar ndihmë nga Qeveria e Kosovës dhe agjencitë e Specializuara.

Po ashtu, Haskuka ka bërë të ditur se në këtë kamp është duke u bërë regjistrim i detajuar i personave që vijnë aty.

“Mbrëmë, e premte, kemi pasur një numër i madh i qytetarëve që janë ardhur  në kamp për të kërkuar strehim, por për shkaqe sigurie nuk mund të tejkalojmë numrin e të pranishmëve dhe kapacitet që ofron kampi gjerman” tha Haskuka.

Haskuka po ashtu ka bërë të ditur se në dakordim me drejtorin e gjimnazit “Gjon Buzuku” do të vendosen edhe 120 persona në sallën e sporteve të kësaj shkolle.

Haskuka njoftoi se në bashkëpunim me Drejtorin e Gjimanzit “ Gjon Buzuku “ Jeronim Susurin, janë dakorduar dhe 120 persona të vendosen në sallën sportive  të kësaj shkolle, për të cilët ka kërkuar ndihma për sigurimin e ushqimit.

Ai tha se ushqimi deri më tash është siguruar falë donacioneve të bizneseve nga qyteti i Prizrenit dhe shoqërisë civile.

“Në bashkëpunim me OJQ do të funsionalizojmë një kuzhine mobile sepse është shumë problematike marrja e ushqimit nga jashtë dhe shërbimi personave të strehuar për shkaqe shëndetësore”, tha ai.

Sipas Haskukës, të strehuarve në këtë sallë të sporteve duhet t’i sigurohet një vend tjetër për të banuar, për shkak të kushteve jo të volitshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë